Anëtar në Organizmat Ndërkombëtare

BMP Anëtar pranë IFIAR – International Forum of Independent Audit Regulators (Forumi Ndërkombëtar i Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit)

Në 12 shtator 2011 është miratuar aplikimi i Bordit të Mbikqyrjes Publike për t’u bërë anëtar i IFIAR – Forumi Ndërkombetar i Mbikqyrësve Publike (International Forum of Independent Audit Regulators).

Objektivat e IFIAR janë:

Të shkëmbejnë njohuritë dhe eksperiencën në fushën e auditimit me qëllim kryesor kontrollin e cilësisë së audituesve dhe firmave të auditimit.
Të promovojnë bashkëpunimin në aktivitetin rregullues midis anëtarëve të IFIAR.
Mundësimi i një platforme dialogu me organizata të tjera ndërkombëtare që kanë një interes për cilësinë e auditimit.

Për më shumë info në lidhje me IFIAR klikoni këtu.