BMP – WB – EU FINSTAR

eu finstar

Në datat 17 – 18 Korrik 2019, Bordi i Mbikëqyrjes Publike i përfaqësuar nga z. Aldo Spahiu, Drejtor Ekzekutiv, u ftua nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian në kuadër të zhvillimit të projektit EU FINSTAR (Technical Assistance in Financial Sector’s Priority Areas, Ukrainë) për të ofruar trajnime që lidhen me kuadrin rregullator dhe metodologjinë e inspektimit në Bordin e Mbikëqyrjes Publike dhe Organizatën Profesionale të Audituesve Ligjorë në Ukrainë.

 

Në këtë trajnim morën pjesë gjithashtu Kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes Publike të Ukrainës, Kryetarja e Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë në Ukrainë si dhe Drejtuesja e Kontrollit të Cilësisë së OPAL.

 

Vlerësimi i intitucioneve ndërkombëtare në këtë trajnim për punën që ka zhvilluar Bordi i Mbikëqyrjes Publike në Shqipëri ishte mjaft i lartë, ku ndër të tjera prej tyre, por edhe prej vet institucionit homolog ne Ukrainë u kërkua që BMP të jetë prezente dhe për trajnime të tjera të vazhdueshme në kuadër të zhvillimit të profesionit në këtë vend.

 

Drejtuesi i EU FINSTAR propozoi që kuadri rregullator i BMP-së në Shqipëri të përkthehet në gjuhët vendase dhe të shërbejë si model për tu implementuar edhe në Gjeorgji, Kazakistan dhe Kirgistan.

 

Gjithashtu, përgjatë këtyre ditëve z. Spahiu u ftua në festën vjetore të Organizatave Profesionale të Kontabilisteve të Miratuar ku ndër shumë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve të mbikëqyrjes financiare dhe ish zv/ Ministria e Financave e cila ka dhënë një kontribut të veçantë për paketën ligjore në mbështetje të rregullimit të profesionit me fokus interesin publik.

 

Ndihemi të nderuar për urën e shëndetshme të bashkëpunimit dhe vlerësimin ndërkombëtar jo vetëm të institucioneve homologe ndërkombëtare, por edhe për vlerësimin e Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian për punën që Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka bërë deri tani.