Komisioni i Investigimit dhe Disiplinës (KIDB)

BMP, nëpërmjet Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës, ndërmerr vet procesin e investigimit dhe disiplinës ndaj audituesve ligjorë/shoqërive të auditimit, kontabilistëve të miratuar, pavarësisht procedurave të ndjekura nga organizatat profesionale. Gjithashtu, BMP, nëpërmjet Komisionit të Investigimit dhe Disiplinës, në kuadër të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së interesit publik, ndërmerr procedura investigimi dhe masa disiplinore edhe ndaj organizatave profesionale si dhe subjekteve të tjera që shkelin ligjin për auditimin apo aktet dhe ligjet e tjera në fuqi. KIDB përbëhet nga 3 anëtarë, Kryetari dhe dy anëtarët të cilët zgjidhen nga inspektorët e strukturës mbështetëse ose ekspertë të jashtëm (në përputhje me ligjin për auditimin) me vendim të BMP.