Misioni

Rritja e  sigurisë në auditimet ligjore të cilat kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik si dhe përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar.

Objektivat strategjike të BMP

  • Rritja e besimit të publikut në cilësinë e raportimit financiar dhe krijimi i një mjedisi transparent dhe të mirë mbikëqyrur lidhur me shërbimet që ofrojnë profesionistët kontabël dhe rolin e organizatave profesionale subjekt i mbikëqyrjes.
  • Bashkërendimi i veprimtarisë me të gjitha institucionet dhe rregullatorët apo autoritetet e tjera në funksion të mbrojtjes së interesit të publikut.
  • Bashkërendimi i veprimtarive me institucionet e tjera homologe rajonale dhe ndërkombëtare më fokus përmirësimin e praktikave dhe sistemit të mbikëqyrjes.”