• Njoftim për kandidatët e provimit datë 17 nëntor 2018

Njoftohen të gjithë kandidatët për AL të cilët duan të ankimojnë rezultatin e provimit të datës 17 Nëntor 2018 “Zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe proçedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit” se afati për të dorëzuar kërkesën e tyre duke i bashkëlidhur mandatin e pagesës së rishikimit është data 27.11.2018. …”. Më shumë…


  • Lista e fituesve të provimit të datës 17 Nentor 2018

Lista e Fituesve të provimit për AL, datë 17.11.2018, “Zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit”

Shënim:
Bazuar në rregulloren nr.6 datë 31.05.2018, Neni 12, pika 2:
Lista e fituesve publikohet sipas inicialeve të emrit dhe mbiemrit dhe numrave personal të kartës së identitetit, pa germat, dhe renditen në mënyrë rastësore. (Për shembull nëse kandidati fitues ka emrin John dhe mbiemrin Smith dhe numrin personal të kartës së identitetit : X20304050Y publikimi i tij në listën fituese do të behet me kodin : JS20304050). Më shumë…


  • Kujtesë për kandidatët e provimit datë 17 nëntor 2018

Kujtesë për kandidatët AL që do të marrin pjesë në provimin datë 17 Nëntor 2018 “Zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit”. Më shumë…



  • Njoftim për orarin dhe sallën e provimit

Njoftohen të gjithë kandidatët për AL që do të marrin pjesë në provimin e datës 17 Nëntor 2018 “Zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe proçedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit” se provimi do të zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana International ora 14:30 deri në orën 18:30.Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).

Për çdo paqartësi, lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën info@bmp.al & numrin e kontaktit +3554 562 84 41.

Ju urojmë suksese!