SEZONI I RI I PROVIMEVE

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar në sezonin e vitit 2020, se tarifa e regjistrimit në provime do të bëhet në llogarinë bankare me detajet e mëposhtme:

Banka: Banka Kombëtare Tregtare (BKT)

Emërtimi i llogarisë: Bordi i Mbikëqyrjes Publike

Nr. i llogarisë: 434003100

IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI

Përshkrimi: Tarifë regjistrimi në provimet AL/KM

Shuma: 5,000 lekë

 

Lutem dërgoni një kopje të mandatit të pagesës në adresën elektronike info@bmp.al.

Për çdo paqartësi mund të drejtoheni pranë sekretarisë teknike të KPAP në adresën: info@ieka.al dhe në nr. e tel: +355 4 23 46 077, si dhe pranë BMP-së në adresën: info@bmp.al dhe në nr. e tel: +355 4 562 8441


  • Kriteret që duhet të plotësohen për kandidatët të cilët do të regjistrohen për provimet për AL dhe KM.

shiko këtu…


  • Ecuria e tregut të auditimit!

  •  Zbatimi, këto vitet e fundit, i reformave në fushën e raportimit financiar, me mbështetjen strategjike të Bankës Botërore dhe mbështetjen financiare të Qeverisë Zviceriane (SECO), duke realizuar përmirësimin dhe modernizimin e sistemit elektronik për depozitimin e pasqyrave financiare, nëpërmjet projektit “Për përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar” në Shqipëri, (ku një nga komponentët e këtij projekti ka qënë edhe mbështetja ndaj Bordit të Mbikëqyrjes Publike), ka shënuar një rritje në njësitë ekonomike të audituara.
  • Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë raportuar se kanë realizuar rreth 3111 auditime ligjore të pasqyrave financiare të vitit 2018, krahasuar me të dhënat e deklaruara për auditimet e pasqyrave financiare të vitit 2017, ku audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë audituar 2600 njësi ekonomike. Nga analizimi i këtyre të dhënave na rezulton një rritje në vlerë absolute prej 511 auditime ligjore apo 19.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja numrit të auditimeve ligjore është reflektuar edhe në rritjen e qarkullimit të realizuar nga angazhimet e auditimit. Kështu, gjatë vitit 2019 është realizuar një qarkullimi i përgjithshëm prej 945 milionë Lekë, krahasuar me 802 milionë lekë qarkullim i përgjithshëm i realizuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje  prej 17.8%.
  •  Viti 2020 shënon një rritje të pritshmërive të efekteve pozitive të procesit të raportimit financiar, në sajë të reformave të ndërmarra nga BMP, në linjë me reformat e Qeverisë shqiptare për formalizimin e ekonomisë dhe mbylljen e procesit të verifikimit të kontabilistëve të miratuar dhe krijimit të regjistrit të konsoliduar.
  •  Ndërkohë, nuk janë vërejtur ndryshime strukturore në pozicionin e shoqërive të auditimit krahasuar me audituesit ligjorë përsa i përket dominimit të tregut. Kështu, gjatë vitit 2019, audituesit ligjorë kanë realizuar një qarkullim vjetor prej rreth 36%, ndërsa shoqëritë audituese kanë realizuar një qarkullim prej rreth 64%, duke ruajtur të njëjtin raport si në vitin e mëparshëm.