Shpërblime/Bursa për kandidatët që kanë mbyllur me sukses provimet në sezonet e zhvilluara në vitin 2018
Bordi i Mbikëqyrjes Publike, në kuadër të promovimit dhe përmirësimit të cilësisë së profesionit të Audituesit Ligjor dhe Kontabilistit të Miratuar, mundëson marrjen e shpërblimeve për kandidatët që dalin me rezultate të larta në procesin e dhënies së provimeve të aftësisë profesionale.
Shpërblimet që do të akordohen për kandidatët e përzgjedhur do të jenë deri në gjysmën e totalit të tarifave të paguara prej tij përgjatë sezonit të provimit dhe subjekt i përfitimit të shpërblimeve të mësipërme do të jenë tre kandidatët me rezultatet më të larta në mbyllje të sezonit të provimeve.
Kandidatët, të cilët kanë të drejtë për të aplikuar për shpërblim duhet të plotësojnë kushtet minimale si më poshtë:
a) duhet të kenë mbyllur me sukses të gjithë ciklin e provimeve finale të aftësimit profesional për Auditues Ligjor;
b) duhet që ti kenë kaluar provimet me sukses që herën e pare;
c) duhet të kenë një mesatare aritmetike të pikëve të marra në të gjitha provimet jo më të vogël se 75% i pikëve totale;
Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për të përfituar shpërblimin do të përcaktohen me vendim të veçantë prej BMP-së, kriteret e të cilit do të publikohen brenda muajit Qershor 2019.
Të gjithë kandidatet që plotësojnë kushtet e mesiperme janë të lutur të ndjekin njoftimet tona.
Bordi i Mbikëqyrjes Publike, në kuadër të promovimit dhe stimulimit të cilësisë së kandidatëve të regjistruar për KM dhe Auditues Ligjor, ka nisur një proces diskutimi me disa institucione për të kontribuar në promovimin e cilësisë për të akorduar bursa të pavarura nga ajo e BMP-së përmes memorandumeve të bashkëpunimit. Në të gjitha këto raste Struktura Mbështetëse e BMP-së përpara lidhjes së këtyre marrëveshjeve sigurohet që ti paraqesë BMP-së një raport duke trajtuar të gjitha ato çështje që mund të cënonin pavarësinë apo ndonjë konflikt të mundshëm interesi dhe masat që duhen marrë për të ruajtur pavarësinë dhe shmangien e konfliktit të interesit.
Në rastin e bursave (të ndryshme nga bursat e akorduara nga BMP) të akorduara nga institucione apo rregullatorë apo subjekte të tjera përmes memorandumeve të bashkëpunimit fondet do të sigurohen prej këtyre institucioneve, rregullatorëve apo subjekteve të tjera që duan të kontribuojnë për të promovuar cilësinë. Numri i kandidatëve së bashku me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të jenë subjekt i këtyre bursave do të përcaktohen në marrëveshjet midis Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe institucionit, rregullatorit apo subjektit me të cilët do lidhet marrëveshja.
Progres Raporti për Shqipërinë nga Komisioni Europian
Komisioni Europian ka publikuar në datën 29 maj 2019 Progres Raportin për Shqipërinë në të cilën vlerësohet ecuria dhe progresi për plotësimin e kritereve të anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Ndër të tjera, në kapitullin nr. 6, vlerësohet puna e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, duke i kushtuar rëndësi të vecantë pavarësisë së BMP, forcimit të kapaciteteve mbikëqyrëse të tij, profesionit të Audituesve Ligjorë dhe Kontabilistëve të Miratuar dhe cilësisë së punës së tyre.
Gjithashtu, Komisioni Europian vlerëson:
• Miratimin e rregulloreve për testimin dhe vlerësimin e provimeve të Audituesve Ligjorë dhe Kontabilistëve të Miratuar;
• Përcaktimin e procedurave dhe metodologjisë për sigurimin e cilësisë së auditimit ligjor të njësive me interes publik (NIP) dhe jo-NIP;
• Miratimin e VKM-së për përcaktimin e NIP të tjera, në përputhje me kërkesat e ligjit të auditimit ligjor.
Në raport citohet:
“Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), i themeluar si autoritet rregullator i pavarur me vetfinancim, është autoriteti përgjegjës që siguron cilësinë e auditimit. Ky institucion ka miratuar rregullore për testimin dhe vlerësimin e provimeve të Audituesve Ligjorë dhe Kontabilistëve të Miratuar (Maj 2018) dhe për përcaktimin e procedurave dhe metodologjisë për sigurimin e cilësisë së auditimit ligjor të njësive me interes publik (NIP) dhe jo-NIP (Tetor 2018). Këshilli i Ministrave miratoi legjislacionin sekondar për përcaktimin e NIP në Janar 2019 për të implementuar plotësisht dispozitat sipas ligjit për auditimin ligjor. Janë aplikuar Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe theksohet se duhen përpjekje të mëtejshme për përafrimin e ndryshimeve më të fundit të acqui për auditimin ligjor, për të forcuar kapacitetin e strukturave të mbikëqyrjes së auditimit, pavarësinë e profesionit dhe objektivitetin e audituesve.”
Raportin zyrtar mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
Njoftim për orën dhe vendin e provimit për AL/KM datë 01 Qershor 2019
Njoftohen të gjithë kandidatët për AL & KM që do të marrin pjesë në Provimin e datës 01 Qershor 2019 “Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë”, se provimi do të zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana International nga ora 14:30 deri në orën 18:30.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe makinë llogaritëse si dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).
Suksese!
Njoftim lidhur me regjistrimet për provimet e aftësive profesionale për titullin Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar, sezoni i vitit 2019
Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar, se kërkesat për regjistrimin në provimet e aftësive profesionale të sezonit të vitit 2019 do të pranohen në datat 1-15 mars 2019, ora 15:00 – 19:00, në sekretarinë teknike pranë organizatës profesionale, IEKA.
Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret e tjera për klasifikimin e njësive me interes publik, me VKM nr. 17 datë 16.01.2019, “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre” të cilën mund ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare të Bordit të Mbikëqyrjes Publike në linkun.
Kjo VKM ka hyrë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare nr. 4 në datë 18 Janar 2019.
Njoftim
Ju bejmë me dije se deri në momentin e lëshimit të Dëshmisë & Certifikatës për AL… Më shumë…
Lista e fituesve të provimit për AL, datë 8.12.2018,”Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë); Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës”.
Shënim:
Bazuar në rregulloren nr.6 datë 31.05.2018, Neni 12, pika 2:
Lista e fituesve publikohet sipas inicialeve të emrit dhe mbiemrit dhe numrave personal të kartës së identitetit, pa germat, dhe renditen në mënyrë rastësore. (Për shembull nëse kandidati fitues ka emrin John dhe mbiemrin Smith dhe numrin personal të kartës së identitetit : X20304050Y publikimi i tij në listën fituese do të behet me kodin : JS20304050).
Lista e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimin e datës 8 dhjetor 2018
Në linkun më poshtë ju lutemi gjeni listën e kandidatëve për Auditues Ligjor që do të marrin pjesë në Provimin e datës 8 Dhjetor 2018 “Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë); Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës”. Lista e kandidateve AL provim date 08.12.2018.
Ju urojmë suksese!
Njoftim për orarin dhe sallën e provimit
Njoftohen të gjithë kandidatët për AL që do të marrin pjesë në provimin e datës 08 Dhjetor 2018 “Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë); Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës” se provimi do të zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana International nga ora 14:30 deri në orën 18:30.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 14:00).